Dua Lipa po qëndron këto ditë në Paris, ku ka gjetur kohë edhe për t’iu rikthyer punës në studio muzikore.

Këngëtarja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj një kolazh fotografish në Instagram, ku mes tyre shihen edhe momente nga procesi i punës në studio.


Pamjet kanë ngjallur entuziazëm te fansat, të cilët prej kohësh presin materiale të reja nga artistja.

Dua Lipa/Instagram

Edhe pse nuk ka dhënë detaje për projekte konkrete, prania e saj në studio lë të kuptohet se muzika e re mund të jetë në përgatitje.

Dua Lipa vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Radical Optimism”, të publikuar në maj të vitit 2024.

Këngë si “Training Season” dhe “Houdini” janë kthyer në hite ndërkombëtare dhe kanë dominuar listat muzikore në mbarë botën. /Telegrafi/

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram