LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa me poza provokuese në promovimin e koleksionit të ri të atleteve “Puma”

Dua Lipa me poza provokuese në promovimin e koleksionit të ri të atleteve “Puma”
Dua Lipa (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, gjatë viteve të fundit po korrë suksese të mëdha në muzikë përfshirë këtu edhe albumin e dytë, “Future Nostalgia”.

Krahas karrierës së bujshme si artiste, ajo tashmë ka arritur bashkëpunime të shumta me brende të njohura.


Në nëntor të 2020, 25 vjeçarja njoftoi se është bërë ambasadore e top brendit “Puma”.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Ajo së fundmi ka pozuar me atletet e koleksionit të ri në shitje nga kjo markë, gjersa ka promovuar produktet që kishte të veshur në këmbët e saj.

Megjithëse fokusi është tek atletet e reja, krijuesja e hitit “Levitating” shfaqet provokuese në një kostum të ngushtë ku thekson linjat trupore.

Anwar Hadid rikthehet me këngën e re “Off@Night”, merr mbështetje të madhe nga Dua Lipa
Lexo po ashtu Anwar Hadid rikthehet me këngën e re “Off@Night”, merr mbështetje të madhe nga Dua Lipa

Sidoqoftë, Dua nuk është e vetmja që ka qenë imazh i brendit “Puma” pasi Bebe Rexha dhe Rita Ora po ashtu kanë qenë pjesë e kompanisë më parë.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua momentalisht po shijon një kohë të mirë në Londër me partnerin e saj, Anwar Hadid, i cili është rikthyer me projekt të ri muzikor pas dy vitesh dhe ka marrë një përkrahje të madhe nga fansat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori