Dua Lipa po shënon sukses pas suksesi duke mos ditur të ndalet.

Bukuroshja nga Prishtina po vazhdon të shijojë sukseset e këngës “Be The One” edhe pse tashmë hit i ri i saj është kënga me Martin Garrix, “Scared to be Lonely”.


Dua është pozicionuar në vendin e dytë të Top 10 këngëve më të kërkuara britanike në Shazam, duke qëndruar vetëm prapa superhitit botëror të Ed Sheeran, “Shape of You”, shkruan Telegrafi.

Krenarinë për këtë e ka shprehur vet babai i këngëtares, i cili në rrjetin social Instagram e ndau këtë sukses me miqtë e tij.

Dua Lipa së fundmi ishte pjesë e Brit Aëards ku shkëlqeu me dukjen dhe performancën në after party. /Telegrafi/