LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa duket tejet e dashuruar në krahët e të dashurit, ndërsa fotografohet duke u larguar nën shoqërinë e tij në Hollywood

Dua Lipa duket tejet e dashuruar në krahët e të dashurit, ndërsa fotografohet duke u larguar nën shoqërinë e tij në Hollywood

Ata janë në lidhje prej më shumë se dy vitesh, që kur u panë për herë të parë në qershor të vitit 2019.

Dhe Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid morën pjesë në festën e ditëlindjes së muzikantit Nick Holiday në restaurimin e “The Nice Guy” në Hollywoodin Perëndimor të mërkurën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 25 vjeçare, bëri një shfaqje të dashur me partnerin e saj, 21 vjeçar, ndërsa ata u mbajtën dorë për dore kur po largoheshin nga mbrëmja me veturën e tyre.


Dua dukej bukur e veshur me një bluzë të gjerë dhe një palë xhinse blu të gjera.

Duke lënë që flokët e saj brune të binin lirshëm mbi shpatullat e saj, interpretuesja e hiteve vuri edhe një gjerdan të artë dhe vathë të ngjashëm.

Dua theksoi bukurinë e saj natyrale duke mos u grimuar, ndërsa atletet e bardha dhe një çantë të vogël ‘Burberry’ ishin detaji që plotësuan dukjen e saj.

Anwar, i cili është vëllai i modeleve Gigi dhe Bella Hadid, zgjodhi një pamje të thjeshtë për mbrëmjen, duke veshur një bluzë të zezë dhe një palë pantallona të zinj.

Duke folur për romancën e saj me Anwarit për revistën “Rolling Stone”, ylli tha: “Unë jam shumë komode në marrëdhënie, më shumë se çdo tjetër”.

Dua gjithashtu diskutoi se si çifti kaloi një pjesë të vitit 2020 duke u izoluar në fermën familjare të Anwarit në Pensilvani.

Këngëtarja pranoi se e donte ritmin e qetë të jetës dhe gjithashtu shfrytëzoi rastin për të përmirësuar aftësitë e saj në kalërim.

Prodhuesi i hitit One Kiss gjithashtu foli për të dashurin Anwar në një intervistë të fundit “Vogue Britain”, duke thënë se ajo përpiqet të ekuilibrojë ‘të qenurit kaq e ngazëllyer dhe e dashuruar’, ndërsa romancën e tyre e mban private.

Këngëtarja fituese e Çmimit “Grammy”, së fundmi festoi katër vjetorin e publikimit të albumit të saj debutues, me të cilin arriti të bëhej e famshme në mbarë botën me miliarda dëgjime.

Ndërkohë, së fundmi ajo finalizoi me klip edhe këngën “Love Again”, e cila është ndër këngët më të spikatura të albumit të saj të dytë, “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

Magazina
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Nicole Scherzinger shfaqet mahnitëse në bikini gjatë pushimeve në Hawaii

Nicole Scherzinger shfaqet mahnitëse në bikini gjatë pushimeve në Hawaii

Magazina
Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Magazina
Kalo në kategori