LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa dhe babai i saj u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë më 14 shkurt

Dua Lipa dhe babai i saj u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë më 14 shkurt

Më datë 14 shkurt në Kosovë do të mbahen Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare.

Qytetarët e Kosovës do të dalin të votojnë, teksa një e drejtë e tillë u është mundësuar edhe shqiptarëve nga diaspora.

Rokeri Dukagjin Lipa, njëherësh babai i artistes me famë botërore, Dua Lipa, përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se e ka kryer obligimin e tij qytetar me anë të postës, teksa ka inkurajuar të gjithë që të dalin në votime.


“Të qenit larg shtëpisë sonë nuk na ndalon të përdorim zërat tanë dhe të formojmë të ardhmen e vendit tonë. Unë kam votuar dhe kështu mund të jesh edhe ti. Ndiqni linkun në storjen time dhe shkarkoni fletët tuaja të votimit për të hedhur votën tuaj”, ka shkruar Dukagjin Lipa.

E një postim të tillë e ka rishpërndarë në InstaStory edhe vet Dua, e cila mesa duke i bashkohet thirrjes që qytetarët e Kosovës të dalin në zgjedhje më 14 shkurt.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Familja Lipa përndryshe janë shpërngulur në Mbretërinë e Bashkuar qysh para se Dua të vinte në jetë dhe më pas janë kthyer në vitin 2009 për të jetuar për disa vite, ku më pas Dua sërish do të rikthehej e vetme në Londër për të nisur një karrierë muzikore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori