Dua e shpërndan një këngë që i kushtohet asaj (Video)

Një fans i Dua Lipës, i quajtur Blaise, ia ka kushtuar asaj një këngë, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.
Kënga është e shoqëruar edhe me një klip, në të cilin shfaqen disa imazhe të këngëtares shqiptare.
https://twitter.com/BLAISE/status/930180816105226240
“E kam bërë një këngë për artisten time të re të preferuar”, kishte shkruar Blaise para se ta publikonte këngën.
https://twitter.com/BLAISE/status/930166858665168896
“Mendoj se kam rënë në dashuri me Duan, Duan...”, është rreshti i parë i kësaj kënge, e cila i ka pëlqyer shumë këngëtares 22 vjeçare.
Ajo e shpërndau këtë këngë fillimisht në Twitter dhe pastaj edhe në Instagram.
Kënga e Blaise koincidoi me suksesin e madh të Duas në edicionin e sivjetmë të ‘MTV EMA’, ku ajo u shpall artistja e re më e mirë.
Në ndërkohë, këngëtarja është duke e vazhduar turneun e saj muzikor në Amerikën Latine.
Ajo kohë pas kohe ka sjellë imazhe nga koncertet e saj në vendet e Amerikës Jugore. /Telegrafi/
https://twitter.com/DUALIPA/status/930430023915524097




























































