LAJMI I FUNDIT:

Droni më i lirë Mini 3 i DJI mund të lansohet shumë shpejt

Droni më i lirë Mini 3 i DJI mund të lansohet shumë shpejt

Duket se DJI po bëhet gati për lansimin e dronit të përfolur të versionit më të thjeshtë Mini 3.

Përderisa një set fotografish i postuar në Twitter nga entuziasti i DJI, Jasper Ellens, ofron një pamje të afërt të paketimit të Mini M3, një përdorues tjetër shpërndau fotografi të pajisjes, e cila tani veçse shihej e vendosur në raftet e Best Buy në New Jersey.


Nëse çmimi i shfaqur në imazhin e kësaj pakoje të Mini 3 është i saktë, pajisja mund të ketë çmim prej 816.37 eurove (859.99 dollarë) me kompletin Fly More, i cili përfshin telekomandën DJI RC të pajisur me dron dhe ekran, së bashku me një qendër karikimi, çantën, helika shtesë dhe vida.

Kjo është mbi 189.94 euro (200 dollarë) më e lirë se kostoja e Mini 3 Pro prej 1,042 eurove (1,098 dollarësh) me kombinimin Fly More dhe të njëjtin kontrollues.

Ky komplet Mini 3 gjithashtu duket se vjen me tre bateri që ofrojnë një kohë maksimale fluturimi pak më të gjatë sesa deri në 34 minuta të ofruara nga bateritë e përfshira me Mini 3 Pro.

Çmimi më i lirë në DJI 3 sigurisht se do të vije edhe me koston e humbjes të disa veçorive.

Siç shihet tek imazhet e shpërndara nga rrjedhësi i besueshëm DealsDrone, Mini 3 standard mund të heqë sensorët e pengesave në pjesën e përparme, dhe thuhet se mbështet një distancë prej 10 km (rreth 6.2 milje), në krahasim me rrezen më të gjatë 12 km (rreth 7.4 milje) në Mini 3 Pro.

Duket sikur Mini 3 do t’i qëndrojë besnik dizajnit kompakt, do të ketë peshë më të vogël, e cila është më pak se 250 gram të Mini 3 Pro dhe Mini 2 të mëparshëm, që do të thotë se nuk do të keni nevojë ta regjistroni atë në Administratën Federale të Aviacionit në mënyrë që ta lëshosh dronin në ajër.

DJI ende nuk ka njoftuar asgjë në lidhje me Mini 3 të përfolur, madje as nuk e ka përmendur ende. The Verge shkruan se e kanë kontaktuar DJI për të parë nëse mund të mësojnë më shumë për dronin e ardhshëm, por bëjnë të ditur se nuk kanë marrë akoma përgjigje. /Telegrafi/