Dronët shpërndanë sushi, birrë dhe akullore për anëtarë të mediave në brigjet e Tel Aviv të hënën, si pjesë e një iniciative të drejtuar nga qeveria për të krijuar një rrjet kombëtar të dronëve për dërgesat në të gjithë Izraelin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Iniciativa Kombëtare për Dronët hyri në të tretën nga tetë fazat e planifikuara në programin pilot javën e kaluar, duke nisur një demonstrim 10-ditor për të testuar fluturimet me dronë mbi zonat urbane në Tel Aviv, Jaffa, Ramat Sharon, Herzliya dhe Hadera, ku faza e dytë e projekti filloi në fund të qershorit.
Në këtë fazë të re, dronët do të kenë kryer rreth 300 fluturime në ditë mbi zona të hapura për detyra të ndryshme si testimi i sistemeve autonome, shpërndarja e ushqimit në pikën e lëshimit, madje edhe dërgimi i gjakut të dhuruar nga Magen David Adom në zonën e Tel Avivit në Qendrën Mjekësore Sheba në Spitalin Tel HaShomer, jashtë qytetit.
Qëllimi i përgjithshëm është të ndihmojë në rregullimin e teknologjisë dhe procedurave të dronëve dhe përfundimisht të ndihmojë në uljen e mbingarkesës në rrugë dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit duke krijuar një rrjet korridoresh ajrore për dërgesat e ilaçeve, ekzaminimeve dhe pajisjeve mjekësore, veshjeve, ushqimit dhe mallrave.
Programi u krijua vitin e kaluar si një bashkëpunim midis Qendrës Izraelite për Revolucionin e Katërt Industrial (C4IR) pranë Autoritetit të Inovacionit të Izraelit, Autoritetit të Aviacionit Civil të Izraelit (ICAA), si dhe institucioneve dhe kompanive të tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube
Relaksohuni me "ringjalljen" e konzollës Super Nintendo
Telefoni juaj mund të vlejë më shumë se sa mendoni - kontrolloni nëse është në këtë listë
Twitter rikthehet në internet pas ndërprerjes që goditi mijëra persona
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre