LAJMI I FUNDIT:

Dronët izraelitë hedhin bomba gjatë varrimit të luftëtarit të Hezbollahut në Liban

Dronët izraelitë hedhin bomba gjatë varrimit të luftëtarit të Hezbollahut në Liban

Funerali i një luftëtari të Hezbollahut të vrarë në luftimet përgjatë kufirit izraelito-libanez, u ndërpre të hënën nga një sulm ajror izraelit në një varrezë në qytetin jugor të Libanit, Ayta Al Shaab.

Incidenti ndodhi pak para mbërritjes së ministres së Jashtme franceze Catherine Colonna në Bejrut, në një përpjekje të Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të rivendosur paqen përgjatë kufirit, transmeton Telegrafi.

Një video që qarkullon në mediat sociale tregon funeralin e luftëtarit të Hezbollahut, Hassan Srour, duke u zhvilluar në një oborr kur një ndërtesë aty pranë u bombardua, duke shpërndarë pjesëmarrësit. Nuk ka raportime për të lënduar.


Varrimi vazhdoi normalisht pas incidentit, njoftoi Agjencia kombëtare e lajmeve libaneze.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se fluturaket “sulmuan një numër objektesh të terroristëve të Hezbollahut, duke përfshirë infrastrukturën terroriste, një pikë nisjeje dhe një vendndodhje ushtarake”. Nuk dihet nëse deklarata i referohet incidentit në varrim.

Srour ishte një nga tre luftëtarët e vrarë të dielën mbrëma, duke e çuar numrin e përgjithshëm të luftëtarëve të Hezbollahut të vrarë në 111, që nga shpërthimi i armiqësive midis grupit libanez dhe Izraelit më 8 tetor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori