LAJMI I FUNDIT:

Drenica merr fitoren e parë në përballjen me Besën

Drenica merr fitoren e parë në përballjen me Besën
Foto: KF Drenica

Drenica ka arritur që të mposhtë Besën e Pjesës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Vendasit e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e tretë me anë të Hysen Tahirit që goditi traversën.


DRENICA – BESA 0-0 min 4′ Traversa shpëton pejanët! Tahiri godet bukur nga goditja e dënimit, Haxhiaj devijon topin i cili përfundon në traversë

Publiée par KF Drenica sur Mardi 22 septembre 2020

Por, ishin mysafirët që arritën të kalonin në epërsi me anë të Matheus de Paula që shënoi në minutën e 34-të nga një gabim i mbrojtësit të Drenicës.

Para se të përfundonte pjesa e parë, Hysen Tahiri (44’)  arriti që t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga penalltia.

Perfundon pjesa e parë në Skenderaj Drenica -Besa 1-1

Publiée par KF Drenica sur Mardi 22 septembre 2020

45 minutëshi i dytë filloi më mirë për Drenicën që arriti të përmbyste rezultatin.

Ishte minuta e 60-të kur Qemail Elshani shfrytëzoi një asistim të Almedin Murattit për të përmbysur rezultatin për 2-1.

Min 63 Qemail Elshani ngrit epersin në 2-1

Publiée par KF Drenica sur Mardi 22 septembre 2020

Drenica kishte deri në fund disa shanse të arta për të thelluar epërsinë, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato raste.

Pas javës së dytë, Drenica ka tri pikë, derisa në xhiron e parë kishte humbur, gjersa Besa e Pejës regjistroi edhe humbjen e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori