LAJMI I FUNDIT:

Drenica konfirmon trajnerin e ri dhe stafin e ekipit, të gjithë legjenda të klubit

Drenica konfirmon trajnerin e ri dhe stafin e ekipit, të gjithë legjenda të klubit

Klubi nga Skenderaj, Drenica ka konfirmuar zyrtarizuar stafin e trajnerëve dhe udhëheqësve të ekipit, ku të gjitha janë legjenda të klubit dhe do të prihen nga trajneri i njohur Tahir Lushtaku.

Drenica sot (e shtunë) gjatë ditës konfirmoi zgjedhjen e kryetarit të ri, Mustaf Bajraktari, ndërsa njoftoi edhe me anëtarët e rinj të kryesisë.


Por, kjo nuk ishte e gjitha pasi klubi kuqezi tashmë ka bërë hapin e radhës duke emëruar gjitha legjendat e klubit në krye të ekipit.

Drenica zgjedh kryesinë e re, Mustaf Bajraktari kryetar i klubit
Lexo po ashtu Drenica zgjedh kryesinë e re, Mustaf Bajraktari kryetar i klubit

Pas emërimit të Besim Bajraktarit si drejtor sportiv, Drenica riktheu Tahir Lushtakun trajner të ri, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Sami Geci, Brahim Vojvoda, Arton Hajdari dhe Bekim Xani.

Postimi pa ndërhyrje i Drenicës

Drenica zgjedhë ikonat e klubit në udhëheqje të skuadrës.

Kryesia e re e klubit ka bërë një hap të  madh duke rikthyer në klub ikonat e futbollit të Drenicës.

Pas emrimit të Besim Bajraktarit drejtor sportiv, sot.

Tahir Lushtaku emerohet krye-trajner i Drenicës

i cili ndihmës do të ketë,Sami Geci, ish kapiteni legjendar i ekipit, Brahim Vojvoda, Arton Hajdari, i cili gjithashtu është ish-lojtar i Drenicës dhe Bekim Xani i cili do të jetë trajner i portierëve.

Kryesia e re ka objektiva të  qarta aftagjate, prandaj marrëveshja me shtabin teknik është tri vjeçare , me synim Evropën. 

Pas emërimit të shtabit teknik, shumë shpejt pritet të fillojnë edhe stërvitjet për edicionin e ri të garave, dhe krahas kësaj, drejtuesit e klubit do të punojnë për afrimin e lojtarëve të nevojshëm për edicionin e ri të garave.

Shtabi teknik:

Tahir Lushtaku, Krye trajner, Sami Geci, ndihmës trajner, Brahim Vojvoda, ndihmës trajner, Arton Hajdri, ndihmës trajner dhe Bekim Xani trajner i portierëve.

Shtabi teknik brenda pak ditësh pritet të fillojë stërvitjet për edicionin e ri të garave 2021/2022.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori