LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e OAK-ut, i adresojnë problemet e bizneseve Shpend Ahmetit

Drejtuesit e OAK-ut, i adresojnë problemet e bizneseve Shpend Ahmetit

Drejtuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë një takimi që pati me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka biseduar për mos funksionalizimin e zonës ekonomike, vonesat e mëdha në pranimin teknik të objekteve, mungesa e hapësirave për bizneset që ofron Komuna.

Në këtë takim OAK adresoi shumë kërkesa dhe probleme që ka biznesi dhe sfidat që hasin bizneset, si nga ana e nivelit qendror ashtu edhe në atë lokal.

OAK, si përfaqësues i bizneseve, adresoi disa kërkesa te kryetari Ahmeti, siç janë mos funksionalizimi i zonës ekonomike qe disa vite në Prishtinë, vonesa të mëdha në pranimin teknik të objekteve duke u dëmtuar biznesi, qytetari dhe komuna, mungesa e hapësirave për bizneset që ofron Komuna, mungesa e një oferte nga Komuna për bizneset në Prishtinë dhe mungesa e komunikimit të mjaftueshëm të komunës me biznesit.

Nga ana e tij, kryetari Ahmeti shprehu interesim që të ketë bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, pasi në këtë mënyrë do të përfitojnë shumë bizneset, duke thënë që është interes i dy anshëm që të kenë komunikim të vazhdueshëm dhe takime të rregullta me Komunën e Prishtinës, në mënyrë që bizneset të kenë informata të sakta për çdo vendim që merr Komuna dhe t’i shpalosin problemet me të cilat ballafaqohen.

Të dy palët u pajtuan që mungesa e informacionit e vështirëson të bërit biznes në Kosovë, andaj takimet e përbashkëta me bizneset dhe Komunën janë të mirëseardhura.

Gjithashtu krijimi i një oferte për bizneset nga Komuna do të jetë me interes të madh çoftë për bizneset ashtu edhe për Komunën e Prishtinës.

Në fund të këtij takimi u dakorduan që Ahmeti të vizitojë Odën e Afarizmit të Kosovës, ku do të këtë mundësi të takohet me bizneset.

Në këtë takim morën pjesë, kryetari i bordit Skënder Krasniqi, sekretari Diamant Elshani, anëtari i bordit Hysni Zogaj dhe drejtori ekzekutiv Ismet Mulaj me zyrtaren për komunikim me biznese, Donika Gashi. /Telegrafi/