LAJMI I FUNDIT:

Drejtorit të Crvena Zvezdas i ndalohet hyrja edhe në Mal të Zi, pasi ndikoi që lojtarët të mos luanin ndaj Kosovës

Drejtorit të Crvena Zvezdas i ndalohet hyrja edhe në Mal të Zi, pasi ndikoi që lojtarët të mos luanin ndaj Kosovës
(Foto: Screenshor/Telegraf.rs)

Drejtorit gjeneral të Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic, i është ndaluar edhe hyrja në Mal të Zi.

Siç transmeton Novosti, kjo masë ndaj tij është marrë, pasi që autoritetet malazeze e konsiderojnë si njërin nga përgjegjësit për ndalimin e lojtarëve përfaqësues të Malit të Zi, Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic, që të mos luanin në ndeshjen kundër Kosovës.


Momenti kur polici i Kosovës e kthen mbrapa drejtorin e Crvena Zvezdas: Është urdhër i Qeverisë së Kosovës, nuk mund të hyni
Lexo po ashtu Momenti kur polici i Kosovës e kthen mbrapa drejtorin e Crvena Zvezdas: Është urdhër i Qeverisë së Kosovës, nuk mund të hyni

Futbollisti aktual i Zvezdas, Mirko Ivanic dhe futbollisti i atëhershëm i klubit nga Beogradi, Filip Stojkovic, refuzuan të luanin në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në Podgoricë.

(Foto: Screenshot/Telegraf.rs)

Hapat e tyre i ndoqi edhe përzgjedhësi i atëhershëm i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ndërsa këtë veprime i kanë bërë për shkak të presioneve nga Serbia.

Ditë më parë, Crvena Zvezdas, njëherësh edhe Zvezdan Terzicit, iu ndalua hyrja në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje ilegale të Kupës së Serbisë, ndaj klubit ilegal Trepça. /Telegrafi/

(Foto: Screenshor/Telegraf.rs)

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori