LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Flamurtarit tregon si u njoftuan për rastin nga Ivic: Erdhi i mërzitur në stërvitje dhe na tregoi për presionet që po i bëhen, ne do ta mbështesim atë

Ilija Ivic është një futbollist serb, por që ka lind dhe është rritur në Kosovë.

Futbollisti i talentuar prej tri vitesh është pjesë e klubit kryeqytetas KF Flamurtari, ku këtë vit është angazhuar në juniorët dhe ka ndeshje edhe me ekipin e parë.


Ditë më parë në një intervistë për Telegrafin, Ivic tregoi se te Flamurtari është pritur mirë dhe ndihet si në shtëpi, ndërsa ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës.

Rrëfimi për djaloshin Ilija Iviç nga Graçanica, që ka vendosur të luajë për Kosovën dhe tash e tri vjet mbron ngjyrat e Flamurtarit
Lexo po ashtu Rrëfimi për djaloshin Ilija Iviç nga Graçanica, që ka vendosur të luajë për Kosovën dhe tash e tri vjet mbron ngjyrat e Flamurtarit

Por pranimi i kësaj ftese kanë bërë që qarqe të caktuara t’i bëjnë presion të jashtëzakonshëm dhe që i janë larguar prindërit nga puna që po punonin në Graçanicë.

Për këtë akt të serbëve ka reaguar ashpër edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndërkohë Telegrafi ka kontaktuar edhe Drejtorin Sportiv të Flamurtarit, Arbnor Morinën.

Morina ka thënë se futbollisti i tyre sot i ka njoftuar për rastin që i janë larguar prindërit nga puna.

“Ne sot u njoftuam nga djaloshi për rastin që i janë larguar dy prindërit nga puna. Menjëherë kemi kontaktuar me FFK-në për ta njoftuar me rastin”.

“Jemi shokuar si klub me këtë vendim të disa qarqeve, por që ne i qëndrojmë pranë futbollistit tanë”, ka thënë Morina për Telegrafin.

Tutje drejtori sportiv i klubit kryeqytetas tha se Ivic është shumë i mërzitur me atë që ka ndodhur, por që është i vendosur të luaj për Kosovën.

“Ai është shumë i mërzitur me atë që ka ndodhur. Ne si klub do t’i qëndrojmë afër dhe do ta përkrahim lojtarin tonë edhe pse po ka presione të jashtëzakonshme”, tha Morina.

Tha se do të luante për Kosovën, serbët ia përjashtojnë nga puna prindërit futbollistit Ilija Ivic
Lexo po ashtu Tha se do të luante për Kosovën, serbët ia përjashtojnë nga puna prindërit futbollistit Ilija Ivic

FFK në anën tjetër ka kërkuar nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por edhe nga UEFA e FIFA që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese që vijnë në vazhdimësi nga shteti serb. Kjo është ndërhyrje e pastër e politikës në sport dhe duhet të dënohet nga të gjithë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori