LAJMI I FUNDIT:

Drejtësi e munguar, parashkruhet lënda ku akuzohen policët për rrahjen e një qytetari

Drejtësi e munguar, parashkruhet lënda ku akuzohen policët për rrahjen e një qytetari

Qytetari Nusret Azemi pretendon se në vitin 2015 pësoi lëndime të rënda trupore pasi u rrah nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Azemi në RTV Dukagjini thotë se emrin e policit nga i cili u rrah e mësoi vetëm kur u paraqiten para gjykatës.


“Pa prit e pa kujtue polici M.P. më godet në kokë në mënyrë shumë profesionale. Jam i fuqishëm dhe nuk rashë në tokë. I thashë pse më raje. Më tha  “pse bërtite Vetëvendosje”. Më ka rënë për së dyti dhe kamë rënë në tokë duke humbur kontrollin”.

Azemi thotë se dhunë pësoi edhe gjatë kohës sa qëndroi në stacionin policor në Prishtinë.

“Më pas më kanë marrë dhe më kanë dërguar në drejtim të stacionit të policisë. Nga këtu te stadiumi deri në stacion më kanë goditur edhe shumë herë. Më kanë thyer dhëmbët. Në kokë më është paraqitur tumori. Kam lëndime katastrofale”, tregon për RTV Dukagjinin Nusret Azemi.

Nga ajo kohë Azemi kishte nisur ballafaqimin gjyqësorë me dy policët, por që ky ballafaqim përfundoi të martën.

Policët e akuzuar nuk u gjykuan pasi lënda e tyre u parashtrua, mirëpo mbrojtësi i dy policëve thotë se do të dëshironin që lënda të kishte një epilog përfundimtar.

“Shumë ndjehem keq pasi ne kemi konsideruar se me epilogun përfundimtarë do të vërtetohej pafajësia e klientëve. Nga provat e deritanishme nuk ka asgjë që implikon klientin tim në vepër penale”, shprehet avokati.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës thotë se parashtrimi i rasteve në shumicën e herëve bëhet kur është shumë e vështirë të sigurohet prania e të pandehurve./Telegrafi/