LAJMI I FUNDIT:

Drashkoviq: Prapa të gjitha zhvillimeve në Malin e Zi qëndron Rusia

Drashkoviq: Prapa të gjitha zhvillimeve në Malin e Zi qëndron Rusia

Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritje Serbe, Vuk Drashkoviq ka thënë se mbrapa shugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Joanikije në Manastirin e Cetinës, qëndron Rusia dhe se edhe përkundër të gjithave Mali i Zi nuk do të bëhet satelit rus.

Ai në një intervistë për mediet serbe shprehet se, nuk është mirë i njohur me rolin e Kishës Ortodokse Serbe, por se dihet që KOS nuk paguan taksa dhe se është e preferuara e thesarit të shtetit.


“Kishës Ortodokse Serbe i është kthyer prona që nuk ishte subjekt i ligjit. Shumë krime janë kryer nga peshkopët e Kishës Serbe dhe se asnjëri nga ta nuk është ndjekur penalisht. Në momentin që Kisha Ortodokse Serbe pranoj që të jetë kujdestare dhe propaganduese e kombit dhe jo e Krishtit dhe Krishterimit, në popullin serb erdhe deri të thyerja shpirtërore”, është shprehur Drashkoviq.

Sipas ti, ende në Kishën Serbe ka zëra të arsyeshëm dhe një nga ta në vitin 1990 i kishin thënë se asnjë kishë dhe manastir në Kosovë nuk vlen sa një jetë e vetme njerëzore.

Hoxhaj: Vladimir Putin po e përdor Kosovën si antitezë në raport me Perëndimin
Lexo po ashtu Hoxhaj: Vladimir Putin po e përdor Kosovën si antitezë në raport me Perëndimin

Vlen të cekët se ish-zëvendësministri dhe ish-ministri serb i Punëve të Jashtme ishte pjesë e dokumentarit VIRUSSIA, i cili në katër pjesët e saja ka arritur të zbërthej në detaje metodat ruse të luftës hibride për të shkatërruar demokracitë perëndimore.

“Këtu në Serbi, në tabloide me ndikim shumë të madh rus, bëhet propagandë e tmerrshme kundër Evropës dhe Perëndimit”, kishte thënë ai në këtë dokumentar.

Në pjesën e katërt të këtij cikli të dokumentarëve trajtohet roli i Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj ruse përmes luftës hibride të cilën kjo e fundit është duke e bërë që një kohë të gjatë në Ballkanin Perëndimorë, por edhe në vendet e BE-së dhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori