Edhe pse ishte paralajmëruar se deri të mërkurën pritet të dorëzohet draft statuti i përkthyer në gjuhën shqipe në Qeverinë e Kosovës, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Zyrtarë të qeverisë thonë për Radio Kosovën se ende nuk e dinë përmbajtjen e draft statutit, ndërkohë nga Ministria e pushtetit lokal nuk ka përgjigje nëse është përkthyer ky dokument.
Qeveria e Kosovës ende nuk e ka pranuar dokumentin në gjuhën shqipe i cili përmban draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Radio Kosova nuk ka marrë përgjigje nga Zyrtarë të Ministrisë së administrimit të pushtetit lokal nëse ky dokument është përkthyer në gjuhën shqipe, meqenëse ka qenë i shkruar vetëm në gjuhën serbe, ani pse një gjë e tillë është thënë se do të përfundoj të mërkurën.
Por zyrtarë të kabinetit Haradinaj konfirmuan për Radio Kosovën në kushte anonimiteti se deri më tani drafti nuk është dorëzuar në qeveri, gjithashtu zyrtarisht ekzekutivi i Kosovës nuk ka njohuri nëse ky draft është dorëzuar apo jo në Bruksel.
Burimi thotë se e vetmja gjë që kanë pranuar, janë raportet e punës që takimi menaxhues për hartimin e asociacionit në krye me Vinka Radosavljevic, ka bërë gjatë hartimit.
Hartuesit e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kanë paralajmëruar se materia e draftit të këtij asociacioni është bërë në bazë të parimeve të përgjithshme të miratuara në Marrëveshjen e parë në Bruksel, për të cilën Gjykata Kushtetuese ka gjetur jo përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Ndryshe sipas zyrtarëve të BE-së çështja e Asociacionit, do të diskutohet edhe në takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini, ka thënë në një komunikatë për media se çështja e statutit të Asociacionit do të shqyrtohet në takimin e ardhshëm në Bruksel në kuadër të nivelit të lartë, mes presidentëve.
Një gjë e tillë, sipas saj, do të ndodhë sapo ekipi menaxhues ta informojë zyrtarisht BE-në për rezultatet e punës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë