LAJMI I FUNDIT:

“Dorëzohet” Meta pranon propozimin e Cakajt për ambasador në Spanjë

“Dorëzohet” Meta pranon propozimin e Cakajt për ambasador në Spanjë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka emëruar Gazmend Barbullushin në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Spanjë. Ai njëkohësisht do të mbajë edhe postin e ambasadorit jorezident në Marok, në Mauritani dhe në Principatën e Andorrës. Në këtë mënyrë, kreu i shtetit ka pranuar propozimin e Gent Cakajt për Barbullushin.

“Z. Gazmend Barbullushi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si edhe në Principatën e Andorrës, jorezident”, thuhet në dekretin e firmosur nga presidenti Meta, raporton Opinion.al.


Deri më tani Gazmend Barbullushi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Më parë ka drejtuar Drejtorinë e Çështjeve Konsullore dhe Diasporës si edhe ka qenë Ambasador në Hagë.

Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës, ka kryer studime pasuniversitare në Gjermani si edhe ka ndjekur kurse për diplomacinë po në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori