LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet Vllatko Ilievski, bashkëshorti i ish-ministres Gordana Jankuloska

Dorëhiqet Vllatko Ilievski, bashkëshorti i ish-ministres Gordana Jankuloska

Vllatko Ilievski ka dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit të pavarur ekzekutiv në Këshillin e drejtorëve të berzës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ilievski është fshirë nga Regjistri Qendror sipas nenit 166-b të Ligjit për letra me vlerë.


Ky person është burri i ish-ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankuloska. Ai erdhi në këtë pozitë në vitin 2013, si ish-këshillëtar në kabinetin e kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski./Telegrafi/