LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet edhe Zoran Zaev

Dorëhiqet edhe Zoran Zaev

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Strumicës u është drejtuar lideri i LSDM-së dhe kryetari aktual i komunës, Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Para këshilltarëve, ai tha se për shkak të largimit në një funksion tjetër, emëron pasardhësin e tij nga radhët e këshilltarëve, mandati i të cilit do të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të jenë në fillim të muajit maj të vitit të ardhshëm.


Dorëhiqet Menduh Thaçi nga posti i kryetarit të PDSH-së (Foto)
Lexo po ashtu Dorëhiqet Menduh Thaçi nga posti i kryetarit të PDSH-së (Foto)

Për zëvendës është emëruar këshilltari Kosta Kostadinov, kryetari i klubit lokal të LSDM-së në Strumicë./Telegrafi/