LAJMI I FUNDIT:

“Don’t Start Now” e Dua Lipës zë vendin e parë në “Us Pop Radio Chart”

“Don’t Start Now” e Dua Lipës zë vendin e parë në “Us Pop Radio Chart”
Dua Lipa (Foto: YouTube)

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, po vazhdon të pushtojë tregun botëror me projekte të suksesshme.

Ajo akoma po shijon suksesin e “Don’t Start Now”, derisa në muajin prill pritet ta publikojë albumin e plotë.


Së fundmi, 24-vjeçarja ka bërë të ditur se kënga e saj është renditur e para në “Us Pop Radio Chart”.

“Don’t Start Now e para në Us Pop Radio Chart. Çfarë dite. Gëzuar vikendin të gjithëve. Faleminderit, faleminderit”, ka shkruar krahas postimit të saj Lipa.

Të gjitha lajmet nga Dua Lipa
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Kjo këngë, e cila u lansua më 1 nëntor të vitit 2019, deri më tani ka arritur të mbledh mbi 146 milionë klikime në platformën YouTube.

“Physical” po ashtu është një nga këngët e albumit të saj më të ri “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet më 3 prill.

Lipa ka publikuar tre këngë nga ky album: “Don’t Start Now”, “Future Nostalgia” dhe “Physical”. /Telegrafi/