LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma po vuan te PSG dhe po i mungon Serie A

Donnarumma po vuan te PSG dhe po i mungon Serie A

Portieri italian i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma thuhet se po ‘vuan në Francë’ dhe ka nostalgji për Italinë dhe Serien A.

23-vjeçari nuk është duke pasur një sezon debutues ëndrrash në PSG ku u transferua si lojtar i lirë nga Milani verën e kaluar.

Ai nuk është titullar i rregullt në Paris dhe gabimi i tij kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve i kushtoi skuadrës së tij me eliminim nga gara elitare evropiane.

San Siro, Benzema, fiasko e Italisë në Kupën e Botës: Makthi i Donnarummas po vazhdon
Lexo po ashtu San Siro, Benzema, fiasko e Italisë në Kupën e Botës: Makthi i Donnarummas po vazhdon

Ai nuk ishte në maksimumin e tij as gjatë pushimit ndërkombëtar me Italinë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Donnarumma nuk është i lumtur në Paris.

Gazeta italiane shkruan fjalë për fjalë se 23-vjeçari ‘vuan në Francë’ dhe se tani ‘ka pak nostalgji apo dëshirë për t’u kthyer në Itali’.

Sidoqoftë, Juventusi duket të jetë skuadra e vetme e madhe që mund ta nënshkruajë atë në të ardhmen. Ai me siguri nuk do të kthehet në Milano, ndërsa Interi mori Andre Onanan nga Ajaxi.

Kthimi i Donnarummas në Itali gjatë verës mbetet i pamundur, kryesisht për shkak të pagës së tij prej 7 milionë euro në vit (10 milionë euro përfshirë shtesat). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori