Shtetet e Bashkuara “nuk mund të jenë më polici i botës”, tha presidenti amerikan, Donald Trump të mërkurën (26.12) në bazën ajrore amerikane Al-Asad në provincën perëndimore irakiane, Anbar.
Në këtë kontekst ai i mbrojti planet e tij për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Siria.
Misionit të atjeshëm i është dhënë mjaftueshëm “kohë”, tha Trump. Përveç kësaj, milicia terroriste e “Shtetit Islamikt” është “mundur gjerësisht”.
“Ne nuk duam më të shfrytëzohemi nga vende, që na përdorin ne dhe ushtrinë tonë të mrekullueshme për t’u mbrojtur. Ata nuk paguajnë për këtë”, tha Trump. “Nuk është e drejtë, që Shtetet e Bashkuara ta mbajnë këtë barrë të vetme”.
Duke hedhur një vështrim në misionet amerikane në botë, Trump tha se “ne jemi të shpërndarë në të gjithë botën. Jemi në vende, për emrin e të cilave shumica e njerëzve as që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë. Të them të vërtetën kjo është qesharake”.
Trump vizitoi papritur të mërkurën nën shoqërinë e bashkëshortes, Melania trupat amerikane në Irak, përcjell gsh.
Kjo ishte vizita e parë që nga marrja e postit të presidentit para dy vjetësh.
Zëdhënësja e Trumpit, Sarah Sanders u shpreh se presidenti dhe Zonja e Parë vizituan trupat në Irak për “t’i falënderuar për angazhimin e tyre, suksesin dhe sakrificën e tyre e për t’u uruar Gëzuar Krishtlindjet”.
Sipas të dhënave nga qarqe të brendshme amerikane, Donald Trump mendon të reduktojë ndjeshëm praninë amerikane në Afganistan.
Më shumë se 5000 nga 14.000 trupat amerikane në Afganistan do të kthehen në shtëpi, ka raportuar një funksionar i qeverisë.
Së fundmi dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, James Mattis pas grindjes me Trump për politikën e tij.
Pas kthimit nga Iraku, presidenti amerikan qëndroi për një vizitë të shkurtër në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre