LAJMI I FUNDIT:

Domatet e helmuara; Greqia kap prodhimet shqiptare: Nivel i lartë pesticidesh

Domatet e helmuara; Greqia kap prodhimet shqiptare: Nivel i lartë pesticidesh

Katër tonë e gjysëm domate të eksportuara nga Shqipëria dhe Italia në Greqi, u gjetën me përmbajtje shumë të lartë të pesticideve. Autoritetet greke kanë tërhequr nga tregjet e fruta-perimeve në Athinë gjithë sasinë e shpërndarë nga një kompani greke dhe kanë lajmëruar shkatërrimin e domateve të cilat cilësohen të rrezikshme për konsum.

Lajmi i kapjes së domateve shqiptare në Athinë është publikuar në faqen zyrtare të agjencisë që bën kontrollin, por edhe nga mediat greke. Sasia e domateve të kapura me helme është e vogël përballë shifrës prej 35.668 ton domatesh që shqipëria ka eksportuar gjatë vitit 2018, por mjafton kaq për të penalizuar të gjithë prodhuesit.

Skandali me pesticidet që përdoren pa kriter dhe në mënyre të pakontrolluar është denoncuar nga Top Channel për disa muaj rresht. Ministria e Bujqësisë, përgjegjëse për fenomenin në fillim e injoroi fenomenin dhe heshti dhe në fund përfaqësuesit e saj e pranuan se në Shqipëri kishin hyrë pesticide kontrabandë dhe të rrezikshme. Një prej tyre ishte pesticidi metolim 90 i ndaluar të përdoret. Çdo ditë nga Shqipëria dalin 200 ton domate për eksport.

Top Channel pyeti përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë për skandalin dhe përgjigjja ishte: “Në asnjë rast gjatë vitit 2018 nuk ka pasur asnjë njoftim mbi reklamimin e sigurisë së domates Shqiptare në sistemin RASFF – Food and Feed Safety Alerts. Madje as rasti i ekspozuar në mediat greke që bën fjalë për një sasi minimale, 0.01121% e sasisë së eksporteve vjetore të këtij produkti nuk është raportuar në rruge zyrtare, as drejt autoriteteve shqiptare as në sistemin RASFF deri në këtë moment.”

Fermerët shqiptarë kanë shitur në Greqi 514 ton domate gjatë këtij viti. Sipas Ministrisë së Bujqësisë domatet me helme janë kapur në treg dhe jo në kufi, çka e bën të paqarte origjinën e tyre. Ndërkohë që po komunikohet me autoritetet greke për këtë rast. Por nëse që në muajin maj, kur Top Channel denoncoi përdorimin e pesticideve të ndaluara, do ishin marrë masa drastike për ta ndaluar, skandali që ndodhi në Greqi, nuk do të ndodhte.

Por ndërsa në Greqi, kapen domatet shqiptare me helme, në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast që autoritetet të kenë bllokuar ndonjë sasi prodhimi me nivele të larta pesticidesh. /top chanel/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori