LAJMI I FUNDIT:

DOKU.TECH shpalos edhe gjashtë folës ndërkombëtar për edicionin e pestë!

DOKU.TECH shpalos edhe gjashtë folës ndërkombëtar për edicionin e pestë!

Në listën e folësve motivues të DOKU.TECH, do të bashkëngjiten edhe DJ, gazetarë, programues dhe persona me ndikim në marketing dixhital nga e gjithë bota.

Tema për DOKU.TECH ’18 është “Flip the Script” dhe komunikon rëndësinë e ndryshimeve në ndërlidhje mes teknologjisë dhe shoqërisë, kulturës, medias dhe ekonomisë.


Edicioni i pestë i DOKU.TECH do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të gjithë entuziastët e teknologjisë, që dëshirojnë të informohen për më të rejat rreth inovacionit, ndërmarrësisë, marketingut apo thjeshtë dëshirojnë të argëtohen nga muzika dhe atmosfera që DOKU.TECH do të sigurojë.

Këta janë gjashtë personat që do t’i bashkëngjiten listës së folësve të DOKU.TECH, në Termokiss me datën 9 dhe 10 qershor.

Faybeo’n LaShanna A. Mickens
DJ, kompozitore dhe edukatore

Artiste e muzikës “Hip Hop Fusion”, DJ, kompozitore dhe edukatore, LiKWUiD (Stylez), e lindur si Faybeo’n LaShanna A Mickens, është e dedikuar të përdorë talentin e saj për muzikë, për të fuqizuar paraqitjen e grave në industrinë e muzikës. “Ebony Magazine” raporton se ajo është në gjendje të këndojë këngët e shumicës së artistëve “rap” të njohur, dhe gjithashtu ka një vesh të mirë për tinguj dhe melodi – kështu që “këngët e saj gjithmonë kanë një rrjedhim perfekt”.

Matthew Collin
Gazetar dhe redaktor

Matthew Collin është një gazetar dhe redaktor Britanik i cili ka shkruar një seri librash me kritika të mirënjohura, duke përfshirë “Altered State”, historinë e origjinës së shtëpisë së zhanrit të “Acid house” dhe kulturës “rave” në Britani si dhe “Rave On”, e cila dokumenton kulturën e muzikës elektornike.

Ai ka punuar si korrespondent i huaj për “BBC”, “Al Jazeera” dhe “Agence France-Presse” dhe si redaktor i revistës “i-D”, uebfaqës “Time Out” dhe “The Big Issue”. Aktualisht ai punon si redaktor i “Balkan Investigative Reporting Network”. Ai gjithashtu ka shkruar për shumë gazeta dhe revista, duke përfshirë “The Guardian”, “The Observer”, “Mixmag”, “The Wire” dhe “Mojo”. Librat e tij të tjerë janë “This is Serbia Calling”, “The Time of the Rebels” dhe “Pop Grenade”.

Emily Reid
Programere, edukatore dhe konsulente

Emily Reid është një programere, edukatore dhe konsulent. Emily është pronare e “E.E. Reid Consulting, LLC”, ku ajo këshillon shkollat dhe organizatat për ndërtimin e programeve arsimore gjithëpërfshirëse të shkencave kompjuterike, si dhe kurrikulën për ato programe.

Para se të fillonte biznesin e saj, Emily ishte themeluese e “Girls Who Code”, ku ajo ishte përgjegjëse për të siguruar që programet e GWC-së ishin pa konkurrencë në dhënien e arsimit cilësor të shkencave kompjuterike. Gjatë kohës së saj në GWC, ekipi i Emily mësoi mbi 30 mijë vajza për të koduar dhe trajnuoi mbi 2,000 edukatorë të shkencave kompjuterike. Para “Girls Who Code”, Emily ishte një inxhiniere e sigurisë kibernetike në Korporatën MITER dhe ka botuar hulumtime në linguistikë kompjuterike dhe në sigurinë kibernetike.

Ajo flet dhe shkruan për diversitetin, arsimin dhe teknologjinë. Emily mban diplomë për Shkenca Kompjuterike nga Universiteti i Kolumbisë dhe diplomë për Matematikë nga Universiteti Tufts. Ajo beson fuqishëm që ne mund ta ndryshojmë botën për të mirë përmes një industrie të larmishme dhe gjithëpërfshirëse të teknologjisë, duke përdorur shkencën kompjuterike si një mjet për zgjidhjen e problemeve sociale.

Thomas Madsen-Mygdal
TechFestival / Copenhagen letter

Thomas Madsen-Mygdal është një nga bashkë-themeluesit e “TwentyThree” një kompani e video marketingut me zyre qendrore në San Francisko dhe Kopenhagë.

“TwentyThree” platforma e parë e plotë e video marketingut, revolucionarizoi mënyrën se si kompanitë menaxhojnë përmbajtjen e tyre të videos, konvertojnë përdoruesit në klikime dhe plotësojnë marketingun duke ndjekur të gjitha të dhënat e angazhimit (klikimeve) në video.

Drena Kusari
Lyft

Kosovarja e parë që përfundoi shkollën e biznesit të Harvardit, tani drejton strategjinë e korporatës në një nga kompanitë më inovative të investimeve për infrastrukturë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drena Kusari-Berisha është kosovarja e pare që u diplomua nga Shkolla e Biznesit në Harvard, me një Master në Administrim Biznesi.

Lindur dhe rritur në Gjakovë, Berisha erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999 për të mbaruar vitin e fundit të shkollës së mesme. Pas kalimit të luftës në Kosovës, ajo u nderua me një bursë nga “Rotary International” për të ndjekur “Southwestern Academy”, një shkollë të vogël konviktesh në Pasadena të Kalifornisë.

Boris Brkan

Boris Brkan u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Departamenti i Kontabilitetit dhe Shkencave Kompjuterike nga Universiteti i Sarajevës. Boris është një nga themeluesit e UG “Zašto ne” si dhe ka organizuar fushatën për “kundërshtim të ndërgjegjshëm”, si dhe administrimin e rrjetit Rajonal për “Protestë për Paqe”.

Aktualisht Boris është i punësuar si menaxher i projektit për të gjitha projektet dhe është i përfshirë veçanërisht në projekte në sferën e teknologjive të reja. Ai është gjithashtu kitaristi kryesor në rok grupin “Billy Andol” në Sarajevë.

Listën e plotë të folësve mund ta gjeni KËTU.

Përveç listës së këtyre folësve motivues, DOKU.TECH së shpejti do të prezantojë listën e punëtorive që do të mbahen gjatë vikendit në Termokiss, të udhëhequr nga persona ndërkombëtarë me influencë të madhe në shoqëri.

Vetëm edhe dhjetë ditë nga festivali më i madh i teknologjisë DOKU.TECH!

Për t’u regjistruar FALAS në konferencën më të madhe të teknologjisë, klikoni KËTU.

Ndiqni DOKU.TECH në Facebook dhe Instagram, ku edhe do të publikohen folësit e ardhshëm.