LAJMI I FUNDIT:

Dogana sekuestron cigare elektronike dhe pa banderola në Gjakovë

Dogana sekuestron cigare elektronike dhe pa banderola në Gjakovë

Dogana e Kosovës njofton se pas pranimit të informatave se në qytetin e Gjakovës, respektivisht në një njësi biznesi tregtohet cigare pa banderola, njësit relevante kanë organizuar një kontrolle.

Sipas njoftimit, me këtë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve e të tjera të duhanit për të cilat personi përgjegjës, pala nuk posedonte dokumente dhe si të tilla janë kontrabanduar në Kosovë.


Po ashtu, zyrtarët doganor kanë organizuar një plan operativ me qëllim të parandalimit të kontrabandimit të mallrave dhe me këtë rast është zbuluar dhe parandaluar një rast tentim kontrabandimi i një makine hidraulike për prerjen e drunjve.

“Rasti i tretë është zbuluar në magjistralen Ferizaj-Kaqanik në kuadër të Planit të përbashkët operativ të Doganës, ATK-së dhe Policisë së Kosovës ku është arritur të identifikohet një veturë e cila ishte duke transportuar mall me origjinë të huaj e për të cilën pala nuk posedonte dokumentacion që e dëshmon se ky mall ka hyrë përmes rrugëve ilegale në Kosovë (mall i kontrabanduar)”, njofton Dogana.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtës ndaj personave përgjegjës. /Telegrafi/