LAJMI I FUNDIT:

Dogana rriti të hyrat për rreth 8 për qind, ambasada britanike: Këto rezultate pasqyrojnë punën e palodhur

Dogana rriti të hyrat për rreth 8 për qind, ambasada britanike: Këto rezultate pasqyrojnë punën e palodhur

Ambasada Britanike në Prishtinë ka uruar Doganën e Kosovës, e cila një ditë më parë njoftoi se është arritur rekord i të hyrave, ku janë mbledhur 1 miliard euro.

Sipas Doganës, krahasuar me vitin e kaluar, të hyrat janë tejkaluar me 71 milionë euro apo 7.62 për qind më shumë.


Dogana e Kosovës grumbullon të hyra në vlerë prej 1 miliard eurove, rreth 8 për qind më shumë se vitin e kaluar
Lexo po ashtu Dogana e Kosovës grumbullon të hyra në vlerë prej 1 miliard eurove, rreth 8 për qind më shumë se vitin e kaluar

E nga ambasada kanë thënë se këto rezultate pasqyrojnë punën e palodhur dhe përkushtimin e të gjithë atyre që punojnë brenda institucionit.

“Urime për Doganën e Kosovës për arritjen e rezultateve kaq të shkëlqyera, duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra këtë vit. Këto rezultate pasqyrojnë punën e palodhur dhe përkushtimin e të gjithë atyre që punojnë brenda institucionit.

Mbretëria e Bashkuar ka marrëdhënie të veçantë dhe afatgjatë me Doganën e Kosovës dhe mbetemi të përkushtuar për të dhënë mbështetje në këtë fushë”, thuhet në urimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë. /Telegrafi/