LAJMI I FUNDIT:

Dogana grumbullon 212 milionë euro

Dogana grumbullon 212 milionë euro

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancë të mirë në aspektin e realizimit të të hyrave. Parashikimi vjetor i të hyrave në kufi sipas buxhetit për vitin 2018 është 1 miliard e 175 milionë euro.

“Dogana gjatë periudhës janar-mars 2018, pra në këtë tremujor ka arritur në total vlerën prej rreth 212 milionë euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017, të hyrat doganore shënuan rritje për 2% apo 4.1 milionë euro më shumë. Gjate kësaj periudhe, ndikim tek të hyrat nga importi kanë pasur politikat fiskale të cilat kanë hyrë në fuqi me 1 janar 2018, që favorizojnë ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik.Për ketë tremujor vlera e mallit që është liruar nga taksat në import është 55 milionë euro dhe ndikimi në taksa ka qenë 12.6 milionë euro vetëm nga lirimet për lëndën e parë dhe inputet që përdoren në proces të prodhimit, ku krahasuar me tremujorin e vitin e kaluar lirimet nga taksat në import kanë shënuar një rritje prej 116%”.


Kategori tjetër që ka ndikuar në të hyra me pak është edhe MSA, ku përgjatë kësaj periudhe (tremujori i parë) ndikimi nga MSA është rreth 8.8 milionë euro apo rreth 41.6% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Gjithashtu efekti i vendimit në kufizimin e veturave në import deri në 10 vite, ka ndikuar që të kemi rënie të importit të veturave të përdorura për 46% dhe efekti negativ në të hyra vetëm për ketë tre muaj tek kategoria e importit të veturave të përdoruara është 4 milionë euro”.

Sa i përket eksportit, në sasi ka shënuar një rënie prej 15.63%, ndërsa në vlerë shënon rritje prej 2.59% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Përkundër politikave fiskale, MSA dhe vendimit për kufizimin e veturave që kanë ndikuar në të hyra, përsëri Dogana ka arritur që të performojë mirë në mbledhjen e të hyrave për ketë tremujor. /Telegrafi/