LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës sekuestron duhan dhe cigare elektronike të kontrabanduara

Dogana e Kosovës sekuestron duhan dhe cigare elektronike të kontrabanduara

Dogana e Kosovës njofton se ka sekuestruar mallra të kontrabanduar, përfshirë cigare, duhan të grirë dhe cigare elektronike.

Sipas Doganës, malli i sekuestruar ka ndodhur në një biznes në Komunën e Kamenicës.


“Pas pranimit të informacionit përmes rrugëve operative, zyrtarët doganor të Sektorit Anti-Kontrabandë kanë kryer kontrolle te një biznes në Kamenicë. Me këtë rast, është hasur në një sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduar, përfshirë cigare, duhan të grirë dhe cigare elektronike”, thekson Dogana.

“Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj biznesit”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/