Shtyhet sërish përzgjedhja e drejtorit të ri të Doganës së Kosovës, dhe kështu ky institucion i rëndësishëm për mbushjen e arkës së shtetit, vazhdon të udhëhiqet tash e një vit me ushtrues detyre, fillimisht nga Ibrahim Xhaka dhe aktualisht nga Bajram Rexha.
Emërimi i drejtorit të ri të Doganës ka mbetur në diskrecionin e qeverisë së re, përkatësisht të ministrit të ri të Financave.
Ani pse për procesin e drejtorit të Doganës, konkursi dhe rekrutimi për listën e ngushtë finale ishte proceduar nga Ministria e Financave e drejtuar deri disa ditë më parë nga ish-ministrja Hykmete Bajrami, megjithëse me rekomandim të kompanisë të angazhuar nga Ambasada Britanike që ofron mbështetje institucioneve të Kosovës në procesin e rekrutimit të pozitave të larta, kjo përzgjedhje është shtyrë deri në ardhjen e qeverisë së re.
Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi thekson për KosovaPress se me rekomandim të kompanisë britanike zgjedhja e drejtorit të ri të Doganës nuk do të bëhet nga qeveria në detyrë.
“Rekomandimi është prej britanikëve që kanë marrë pjesë në përzgjedhje që me prite deri në ardhjen e qeverisë së re, kështu që unë nuk e kam përcjell më tutje, sepse edhe ashtu nuk po besoj që është në rregull as prej kandidatëve as prej askujt si proces me përmbyll tash. Ky është të paktën edhe rekomandimi i anglezëve”, thotë Krasniqi.
Dogana e Kosovës, për më shumë se një vit ka mbetur pa drejtor, dhe vazhdon të menaxhohet me ushtrues detyre që prej shkarkimit të drejtorit Bahri Berisha nga Qeveria Kurti 1 më 12 shkurt 2020.
Bahri Berisha ishte emëruar drejtor nga Qeveria Haradinaj në bazë të një konkursi që ishte zhvilluar me asistencën e BDO-së, kompanisë së angazhuar nga Ambasada Britanike për t’i ofruar asistencë institucioneve të Kosovës në rekrutimin e pozitave të larta.
Ndërsa, për zgjedhjen e drejtorit të ATK-së, ministri në detyrë Krasniqi tha se nuk ka pasur proces të përzgjedhjes, dhe edhe kjo pozitë siç thotë ai, ka mbetur të zgjidhet nga Qeveria e re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert