LAJMI I FUNDIT:

Dodik takohet me Putinin, pamjet publikohen nga televizioni i afërt me politikanin serb nga Bosnja e Hercegovina që është nën sanksionet e SHBA-së

Dodik takohet me Putinin, pamjet publikohen nga televizioni i afërt me politikanin serb nga Bosnja e Hercegovina që është nën sanksionet e SHBA-së

Lideri i serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, është takuar sot me presidentin rus Vladimir Putin.

Ai është ndër politikanët e paktë për të mos thënë i vetmi në rajon dhe Evropë, që po takohet me Putinin që kur filloi pushtimin rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht se është futur nën sanksionet e SHBA-ve për shkak të veprimeve të tij radikale dhe nxitjen e urrejtjes dhe kërcënimet për luftë, Dodik ka ritheksuar gjatë takimit me Putinit, se Republika Srpska mbetet me orientim pro-rus.

Derisa agresioni rus në Ukrainë po vazhdon, Dodik gjatë bisedës me Putinin theksoi se Republika Srpska ka patur presione të mëdha nga Perëndimi për shkak të mbështetjes së Rusisë.

“Nuk kemi lejuar të merren vendime zyrtare për sanksionet ndaj Federatës Ruse dhe për këtë nga partnerët perëndimorë kemi patur presion dhe kanë anuluar projekte dhe programe të caktuara. Por, ne kemi vendosur të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet”, tha Dodik.

Videoja e takimit mes Dodik dhe Putin në Moskë është publikuar nga televizioni i afërt me Dodikun me seli në Banja Llukë që është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori