LAJMI I FUNDIT:

Dodik: Nëse Kosova anëtarësohet në OKB, edhe Republika Serbe kërkon një karrige

Dodik: Nëse Kosova anëtarësohet në OKB, edhe Republika Serbe kërkon një karrige

Nëse Kosova anëtarësohet në OKB dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare, një rrugë të tillë do të kërkonte edhe Banja Luka, ka thënë presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik.

“Kuvendi i Republikës Serbe miratoi një rezolutë duke deklaruar se në rastin e krijimit të një parimi dhe praktike të re ndërkombëtare në njohjen e së drejtës për vetëvendosje, të këmbëngulët në statusin tonë kombëtar. Ky dokument është ende në fuqi dhe ne nuk do të heqim dorë nga kjo”, ka thënë Dodik për Novosti.


Ai thotë se të huajt vazhdimisht aplikojnë standarde të dyfishta, dhe paralajmëron se ata nuk mundin që argumentin të cilin është përdorur për Kosovën, ta përjashtojnë në rastin e BeH.

Në këtë aspekt, vendimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë të përhershme do të duhet të përfshijë zgjidhje për statusin e Republikës Serbe.

I pyetur nëse ai mendon se ndarja e Kosovës është një nga zgjidhjet e mundshme, Dodik theksoi se pozicioni negociues i Serbisë sot është shumë më i fortë falë Aleksandar Vuçiqit dhe se ai beson në atë që presidenti Vuçiq dhe ekipi i tij janë duke bërë. /Telegrafi/