LAJMI I FUNDIT:

Dodik: Bashkimi i Republikës Srpska me Serbinë do të ndodhë

Dodik: Bashkimi i Republikës Srpska me Serbinë do të ndodhë

Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se Republika Srpska në Bosnje duhet të shpallë pavarësinë, nëse Kosova fiton ulëse në Kombet e Bashkuara.

“Ne jemi të ndarë tashmë, por kjo nuk është shpallur. Bosnja është një shoqëri plotësisht e ndarë. Shteti nuk funksionon, por ka njëfarë imagjinate”, tha Dodik për gazetën beogradase Veçernje Novosti.


Ai tha se në zhvillimet gjeopolitike dhe rajonale do të krijohet momenti kur bashkimi i Republikës Srpska me Serbinë do të jetë i mundur dhe shtoi se ai do ta përshpejtojë këtë proces aq sa mundet.

“Nuk kam dilema se bashkimi do të ndodhë, veçse druaj që unë, apo dikush tjetër, mos ta humbasim këtë moment”, tha Dodik.

Ai shtoi se Bosnja “nuk do të zgjaste as dy ditë po të mos ishin të huajt”.

Republika Srpska së bashku me Federatën Myslimano-Kroate janë dy entitete që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Ky vend është ndarë kështu me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990, përcjell rel.

Dodik, nacionalist serb, ka fituar ulëse në Presidencën trepalëshe në zgjedhjet e tetorit të kaluar.
Dy anëtarët e tjerë të Presidencës janë Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori