Lojtari më i ri i Kosovës Dardan Shabanhaxhaj po e pret me entuziazëm ndeshjen e parë në fanellën dardane ndaj Republikës Çeke.

Shabanhaxhaj u ftua për herë të parë te Kosova, ngase në të kaluarën përfaqësonte Austrinë.


Ai për faqen zyrtare të FFK-së premtoi se do të jep maksimumin në secilën ditë, kurse pret fitore ndaj çekëve.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares dhe çdo ditë do ta jap maksimumin për Kosovën”.

“Djemtë dhe stafi më kanë pritur shumë bukur, prandaj edhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Çekia? Kanë ekip të fortë, por ne nuk duhet të harrojmë që kemi lojtarë shumë të mirë dhe ne me vetëbesim duhet të hyjmë në lojë dhe të japim maksimumin dhe besoj se marrim fitore”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kujtojmë përballja mes Çekisë dhe Kosovës do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00./Telegrafi/

telegrafi sport app