LAJMI I FUNDIT:

DJI do të prezantojë këto ditë dronin Mavic 3, ka 1 TB memorie të brendshme dhe dy kamera

DJI do të prezantojë këto ditë dronin Mavic 3, ka 1 TB memorie të brendshme dhe dy kamera

Thashethemet për dronin Mavic 3 të DJI-së qarkullojnë prej kohësh, kurse tani është zbuluar dizajni dhe disa specifika të tij.

DJI zyrtarisht do ta prezantojë dronin Mavic 3 gjatë 5 nëntorit, e para kësaj ngjarje kanë “rrjedhur” disa imazhe dhe detaje për këtë fluturake, transmeton Telegrafi.


Mavic 3 do të ketë bateri më të mirë sesa paraardhësi dhe mbuashësin USB-C si dhe dy kamera, kryesoren Fourt Thirds me sensorë termal.

Në treg do të dalë në pakon standarde “fly more” dhe atë më të avancuar “Cine”. Siç është rasti me Mavic 2, pakoja “fly more” sjell kabllo shtesë, bateri dhe helika.

Në anën tjetër, pakoja “Cine” do të ketë 1 TB memorie të brendshme në vend të 8 GB që e ka modeli standard.

Megjithatë, të dy modelet përkrahin kartelën microSD. Për fat të keq, funksionet e reja dhe përmirësimi i fluturakes nënkupton edhe çmim më të lartë. /Telegrafi/