LAJMI I FUNDIT:

I djegin veturën me koktej molotovi në Shtërpcë

I djegin veturën me koktej molotovi në Shtërpcë

Viktima mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës së tij me targa të Serbisë në Shtërpcë.

Vetura është djegur në tërësi, ndërsa nga zjarri është dëmtuar edhe garazha.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.


Viktima thotë se vlera e dëmit është rreth 35 mijë euro, por nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/