LAJMI I FUNDIT:

Djathi, mishi i pulës dhe ushqimet tjera të përditshme që ju mundësojnë rritje të flokëve

Djathi, mishi i pulës dhe ushqimet tjera të përditshme që ju mundësojnë rritje të flokëve

Nuk do të ishte e papritur po t’ju thoshte dikush se sekreti i flokëve të bukur dhe thonjve qëndron në vizitimin e salloneve të bukurisë rregullisht.

Por, përderisa kjo mund të jetë e vërtetë, ekspertët e bukurisë gjithashtu kanë zbuluar se ju mund të hani ushqime të ndryshme për të pasur flokë më të trasha, më të ndritura dhe më të shëndetshme, transmeton Telegrafi.


Djathi – e inkurajon rritjen e flokëve: Djathi është i pasur me vlera ushqyese të cilat e promovojnë rritjen e flokëve të shëndetshëm dhe të gjatë – sipas hulumtimeve nga ‘Beautyflash’, të cilët e kanë përpiluar një listë me ushqimet që sjellin përfitime mahnitëse të bukurisë.

Guaskat e detit – i forcojnë dhe i trashin flokët: Mungesa e zinkut besohet se e dobëson strukturën e proteinave të cilat i ndërtojnë gjëndrat e flokëve tuaja. Prandaj, ngrënia e ushqimeve të pasura me zink, siç janë guaskat e detit, ndihmojnë në forcimin dhe në trashjen e flokëve.

Mishi i shpendëve (në veçanti i pulave)i forcon dhe e parandalon rënien e flokëve: Proteina e cila gjendet te shpendët i forcon flokët dhe e inkurajon rritjen e tyre. Kur nuk e keni një dietë të pasur mjaftueshëm me proteina, trupi juaj i dëmton flokët dhe potencialisht mund të shkaktojë rënien e flokëve. Prandaj, ngrënia e mishit të shpendëve, siç është mishi i pulës, mund t’ju ndihmojë në këtë aspekt.

Salmoni – i shndritë flokët tuaj dhe i rritë ato: Salmoni është i mbushur krejtësisht me acide yndyrore Omega-3, të cilat i ushqejnë gjëndrat vajore rreth gjëndrave të flokëve, duke u japë flokëve tuaj një ndriçim më të mirë. Acidet gjithashtu kanë veti antipezmatuese dhe kjo ndikon në rritjen e flokëve të shëndetshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori