Djaloshi britanik bën “stërvitje” nga maja e stacionit të energjisë, në rreth 340 metra lartësi në Kroaci

Një adoleshent është filmuar duke bërë “stërvitje” ndërsa varet nga maja e një prej stacioneve më të larta të energjisë në Evropë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet drithëruese tregojnë Adam Lockwood, 19 vjeç, që gjendet i kapur për fundin e një trau lart në stacionin e energjisë Plomin (340 metra) në Kroaci të hënën.
Djaloshi, nëse mund të quhet i guximshëm, nga Mançesteri, pastaj varet - duke u mbajtur vetëm nga një krah.
Dhe pastaj, duke kapur metalin me të dy duart, ai kryen pesë “ulje-ngritje”.
Pasi u kthye në tokë, ai thotë: “Është vetëm 340 metra. Nuk është aq e lartë”.
Z. Lockwood, i cili u ngjit në stacionin elektrik aktiv për dy orë e gjysmë me një mik nga Kroacia, tha: “... Unë thjesht e bëj atë për mua - sepse mundem”. /Telegrafi/








































