LAJMI I FUNDIT:

Djali i trajneri të ndjerë Tito Vilanova gjen golin e parë në futbollin profesionist

Djali i trajneri të ndjerë Tito Vilanova gjen golin e parë në futbollin profesionist

Në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, një mbrojtës i ri me një mbiemër shumë të njohur  në shpinë ka shënuar golin e parë këtë fundjavë. 

Adria Vilanova, djali i ish trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova, i cili kishte ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, ka shënuar gol për klubin e tij të ti Hercules përballë Peralada në fitoren 3-2.

Në vitin 2014 babai i lojtarit tani 20 vjeç, kishte ndërruar jetë, ndërsa ai festoi me duar lartë golin e tij.

Në fakt ka qenë një sezon jo i lehtë për Vilanova, i cili ishte larguar nga Barcelona B.

Të dielën ishte ndeshja e parë për trajnerin Gustavo Siviero, i cili vendosi që ta aktivizojë mbrojtësin.

Lojtari është i fokusuar te futbolli dhe këtë e dëshmon edhe fakti që pas ndeshjes ai nuk ka dhënë deklaratë për media.

Ai kishte debutuar edhe te Barcelona në një ndeshje ndaj Elches.

Vilanova i tri është zhvilluar si futbollistë në akademinë e klubit të Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori