LAJMI I FUNDIT:

Djali i Berishës thirret në Prokurori për çështjen e Gërdecit

Djali i Berishës thirret në Prokurori për çështjen e Gërdecit

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Pas daljes nga zyrat e SPAK, Shkëlzen Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat ku dhe tregoi se ishte thirrur në lidhje me çështjen e ‘Gërdecit” ndërsa tha se ajo që habit është thirrja pas 15 vitesh nga e njëjta Prokurori dhe nga i njëjti prokuror.


Berisha tha se deklaratat që ka bërë nuk do e ndihmojnë SPAK-un në hetime pasi nuk di gjë në lidhje me ngjarjen e rëndë të Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

“Jam thirrur për tu pyetur si person që mund të ketë lidhje me rrethanat e hetimit për çështjen e Gërdecit. Ato që thashë në SPAK i kam deklaruar dhe publikisht. Nuk mendoj se deklaratat e mia i kanë dhënë asnjë ndihmë hetimit në fjalë sepse nuk kam pasur lidhje”, tha ai.

“Kam ardhur në respektim të ligjit si çdo qytetar. Ajo që më bën përshtypje që pas 15 vitesh e njëjta prokurori mendojnë se mund të kem dijeni për rrethanat e hetimit pas kaq shumë vitesh. Mendoj se padiskutim Prokuroria duhet t’i thotë publikut se kujt është kaligrafia. Duhet të verifikojë se e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinal nuk është. Nuk ndjehem i rrezikuar nga SPAK”, sqaroi Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori