LAJMI I FUNDIT:

Dizajni i patentuar: Çizmet Chelsea janë firmosur fillimisht nga këpucari i Mbretëreshës Victoria

Dizajni i patentuar: Çizmet Chelsea janë firmosur fillimisht nga këpucari i Mbretëreshës Victoria

Mbretëresha Victoria i pëlqente çizmet me gomë anash 

Ajo i mbathte ato kur ecte nëpër kopsht çdo ditë, ndërsa modeli origjinal i këpucëve të saj të preferuara ka mbetur deri më sot me emrin çizme Chelsea.


Dizajni origjinal i çizmeve, të cilat tani i mbathim pothuajse të gjithë, janë firmosur nga këpucari i Mbretëreshës Viktoria, Sparkes-Hall.

Janë patentuar në vitin 1951, me çka ka filluar erën e re në dizajnin e çizmeve, transmeton Telegrafi.

Çizmja u bë hit në shoqërinë e lartë dhe kjo sigurisht u ndikua nga fakti që Mbretëresha Victoria i pëlqente ato.

Edhe pse modelet e sotme duken ndryshe, origjinali, i dizenjuar nga këpucari i saj, kishte një tërheqje të thjeshtë të këmbës anash.

Ishte një tipar që i ngriti këto çizme mbi modelet e tjera të kohës.

Sidoqoftë, këto çizme e morën emrin nga Chelsea vetëm në vitet 60, sipas lagjes Chelsea të Londrës, ku ato visheshin nga ikonat e modës si Mary Quant dhe shoqëria e saj moderne.

Stili Chelsea u bë hit, dhe pjesë e kësaj historie ishin çizmet në kyçin e këmbës me detaje elastike.

Edhe pse këto çizme dikur ishin krijuar për familjen mbretërore dhe fisnikërinë dhe shoqërinë e lartë, në vitet 60-ta ato u pranuan nga muzikantë si Beatles, shkruan Bespokuture.

Çizmet Chelsea po bëhen një krijim modern i dëshirueshëm në një shoqëri që ndjek trendet.

Ky model është veshur nga burrat dhe gratë për dekada, dhe vjen në një larmi variantesh, nga lëkura e lëmuar te kamoshi.

Më të njohurat janë ato të zeza, blu të errët, kafe dhe bordo. /Telegrafi/