LAJMI I FUNDIT:

“Ditët e Naimit” e hapën siparin në Tetovë dhe e mbyllën në Tiranë

“Ditët e Naimit” e hapën siparin në Tetovë dhe e mbyllën në Tiranë

Nga 15 deri më 18 tetor, në Tetovë është mbajtur Edicioni XXIV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, “Ditët e Naimit”.

Përgjatë tri ditëve u mbajtën aktivitete të shumta. Në te morën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si: Lidija Dimkovska (Maqedoni e Veriut). Bardhyl Maliqi (Shqipëri), Craig Czury (ShBA), Xhuzepe Napolitano (Itali), Diti Ronen (Izrael), Francoise Roy (Kanada/Meksikë), Nikole Kazhë Florentini (Martinike), Puntorie Muça (Maqedoni e Veriut), Krystina Lenkovska (Poloni), Dalila Hiaoui (Maroko), Olimbi Velaj (Shqipëri), Poul Dabaard (Danimarkë), Elena Prenxhova (Maqedoni e Veriut), Ida di Iani (Itali), Mitko Gogov (Maqedoni e Veriut), Ioana Gruia (Spanjë), Ana Bageriana (Ukrainë), Zosi Zografidu (Greqi), Dimitar Hristov (Bullgari), Daim Miftari (Maqedoni e Veriut), Sofia Skleida (GreqI), Arlind Farizi (Maqedoni e Veriut), Bujar Plloshtani (Maqedoni e Veriut).


Në orën e madhe letrare ‘Globi poetik’, poetët lexuan poezitë e tyre (poetët e huaj në mënyrë virtuale). Ndërkaq, laureatja e Festivalit, poetja maqedone, Lidija Dimkovska, për shkak të pandemisë nuk arriti të jetë në Tetovë. Ajo personave që ishin prezent, përmes videos iu tha se është e lumtur që poezia e saj, është përzgjedhur të shpërblehet me çmimin e lartë ndërkombëtar poetike.