LAJMI I FUNDIT:

Dita kundër kancerit, IKSHPK: Kujdesi paliativ të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore

Dita kundër kancerit, IKSHPK: Kujdesi paliativ të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në Ditën Botërore kundër Kancerit, ka theksuar se kujdesi paliativ duhet të aplikohet që nga momenti i diagnostifikimit dhe të jetë i disponueshëm gjatë gjithë udhëtimit të pacientit.

Sipas IKShPK-së, mungesa e qasjes në Kujdesin Paliativ shkakton vuajtje të panevojshme në shkallë të madhe.


“Kujdesi paliativ përqendrohet te personi, jo te sëmundja. Qëllimi është të sigurohet lehtësim sa më i mirë i simptomave të mundshme: fizike, psiqike dhe esencialisht të përmirësohet cilësia e jetës. Kujdesi paliativ duhet të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore për të arritur mbulimin shëndetësor universal”, thuhet në njoftim.

IKSHPK thekson se në vendet me mbrojtje të dobët financiare dhe sociale, pacientët duhet të paguajnë vetë për barnat esenciale duke përfshirë morfinën ose opioidet të tjera.

“Por, shumë njerëz me kancer dhe kushte të tjera kërcënuese për jetën nuk mund t’a përballojnë këtë. Askush nuk duhet të vuajë nga dhimbjet që mund të lehtësohen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori