LAJMI I FUNDIT:

Dita Dobranja nga “RIINVEST”: Kosova ka nevojë për krijimin e një strategjie afatgjate sa i përket organizimit të tregut të punës (Video)

Dita Dobranja nga “RIINVEST”: Kosova ka nevojë për krijimin e një strategjie afatgjate sa i përket organizimit të tregut të punës (Video)

Dita Dobranja nga Instituti “RIINVEST”, ka thënë se në Kosovë ende ekziston mentaliteti se gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për fëmijët e të moshuarit dhe njëkohësisht të kryejnë edhe punët e shtëpisë.

Dobranja, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se në bazë të hulumtimeve të bërë edhe femrat e punësuara edhe ato që nuk janë të punësuara kanë synim të “zënë” një vend të punës që u garanton stabilitet, kontrata të rregullta pune e dinjitet.


“Në disa vende të punës ka nivel të lartë të pasigurisë, kanë nivel të lartë të ngacmimeve seksuale, pra është një vend shumë jo i përshtatshëm i punës. Inspektorati duhet të jetë më aktiv që të rregullohet ky problem dhe të sigurohen që ai vend i punës nuk është diskriminues dhe ka ngacmime seksuale aty”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Hulumtuesja nga Instituti “RIINVEST”, ka thënë se Kosova ka nevojë për krijimin e një strategjie afatgjate sa i përket organizimit të tregut të punës.

Linda Abazi-Morina nga “D4D”: Përkundër interesimit, 76.2 % të grave në Kosovë nuk u është ofruar asnjë trajnim (Video)
Lexo po ashtu Linda Abazi-Morina nga “D4D”: Përkundër interesimit, 76.2 % të grave në Kosovë nuk u është ofruar asnjë trajnim (Video)

“Ne duhet të kemi shumë kujdes që të parashikojmë profesionet e së ardhmes. Ka kompani që kanë filluar vetë të krijojnë qendra trajnimesh për punëtorët e tyre”, tha ndër të tjera Dita Dobranja./Telegrafi/