LAJMI I FUNDIT:

Linda Abazi-Morina nga “D4D”: Përkundër interesimit, 76.2 % të grave në Kosovë nuk u është ofruar asnjë trajnim (Video)

Linda Abazi-Morina nga “D4D”: Përkundër interesimit, 76.2 % të grave në Kosovë nuk u është ofruar asnjë trajnim (Video)

Linda Abazi-Morina nga Instituti “D4D” ka thënë se në bazë të statistikave 87% e grave në Kosovë nuk janë aktive sa i përket tregut të punës.

Abazi-Morina, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se ka një serë faktorësh pse gratë në Kosovë nuk po munden t’i kyçen tregut të punës.


“Mungesa e shërbimeve të përballueshme për fëmijë është një problem, pasi ka çerdhe private që nuk mund të përballohen nga çdo familje. Barrierat kulturore janë pengesa tjetër që pengon femrat në punësim”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Hulumtuesja nga Instituti “D4D” ka thënë se 76.2 % e grave në Kosovë nuk u është ofruar asnjë trajnim edhe pse ato kanë qenë të interesuara.

Ajo ka shtuar se është për t’u çuditur se ka regjione në Kosovë që nuk u ofrohet asnjë trajnim për punë të caktuara edhe pse atje ka resurse.

“Shembull, në regjionin e Prizrenit ka shumë bimë mjekësore e nuk ka një trajnim specifik që i mëson gratë dhe burrat për kultivimin e produkteve pyjore jodrusore- bimëve mjekësore”.

Zyrtarja nga MPMS: Për lehonat bizneset do të paguajnë tre muajt e parë, shteti paguan edhe gjashtë muaj të tjerë, do të paguhen edhe nënat e papuna (Video)
Lexo po ashtu Zyrtarja nga MPMS: Për lehonat bizneset do të paguajnë tre muajt e parë, shteti paguan edhe gjashtë muaj të tjerë, do të paguhen edhe nënat e papuna (Video)

Linda Abazi-Morina ka thënë se duhet të ndryshohet përshtypja që gratë mund të bëhen vetëm rrobaqepëse, duke u mundësuar të angazhohen edhe në profesione të tjera që njihen si “të burrave”./Telegrafi/