LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e sensibilizimit për lupusin

Dita Botërore e sensibilizimit për lupusin
(Foto: CubaHeal)

Data 10 maj shënon Ditën Botërore të sensibilizimit për sëmundjen e lupusit.

Lupusi është një sëmundje kronike inflamatore, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet.

Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.

(Foto: MedpageToday)

Lupusi prek veshkat dhe është një çrregullim serioz, pasi mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve, transmeton KP.

Nga Morgan Freeman deri te Lady Gaga e Jared Leto - 10 të famshmit që vuajnë nga sëmundjet reumatike
Lexo po ashtu Nga Morgan Freeman deri te Lady Gaga e Jared Leto - 10 të famshmit që vuajnë nga sëmundjet reumatike

Ai mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar, pasi shenjat dhe simptomat e tij shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit është skuqja e lëkurës, që ngjan me krahët e një fluture.

Një në pesë femra rezultojnë pozitive për antitrupat e lidhura me lupusin, por vetëm 10 për qind e tyre diagnostikohen me këtë sëmundje. Duke zbuluar më tepër gjëra për veshkat, mund të kuptohet edhe zanafilla dhe mënyra sesi zhvillohet sëmundja.

(Foto: Medical News Today)

Edhe pse janë shumë të pakët ata që kanë dëgjuar për këtë sëmundje, në plan botëror Lupusi, është më i shpeshtë se sa skleroza ose leukemia.

Lupusi nuk është ngjitës, është një çrregullim i sistemit imunitar të organizmit. Edhe pse 90 për qind e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje janë femra midis moshës 15-45 vjeçare, kjo sëmundje përfshin edhe meshkujt dhe fëmijët.

Lista e gjatë e yjeve që vuajnë nga sëmundjet kronike
Lexo po ashtu Lista e gjatë e yjeve që vuajnë nga sëmundjet kronike

Këtë vit për Ditën Botërore të Lupusit, më 10 maj 2022, komuniteti global i lupusit mblidhet për një ditë veprimi që do të përbëhet nga disa aktivitete të dizajnuara për ta “bërë lupusin të dukshëm”, në mënyrë që bota të mësojë më shumë rreth kësaj sëmundjeje dhe të bashkohet në luftën kundër lupusit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori