LAJMI I FUNDIT:

“Distant Constellation”, filmi më i mirë në DokuFest

“Distant Constellation”, filmi më i mirë në DokuFest

Filmi që lë shikuesit e tij të në mes të një shtëpie të pleqve në Stamboll, ku banorët e frikësuar nga lufta gjejnë prehje në vëmendjen e kamerës, ku një grua tregon rrëfimin e saj personal të gjenocidit armen e një pianist i mashtruar performon një kompozim para se ta rrëfejë dashurinë e tij, fiton çmimin e parë si filmi më i mirë në festivalin e filmit DokuFest 2018.

Kështu përmbyllet edhe edicioni i 17-të i festivalit që mbahet çdo vit në Prizren dhe mbledhë regjisorë e prodhues filmash nga gjithë bota.


Kësaj radhe u shfaqën 260 filma në 10 kinematë e qytetit të Prizrenit.

Filmi “Distant Constellation” që u zgjodh filmi fitues për Ballkan, u realizua nga regjisorja Shevaun Mizrahi. Si filmi më i mirë kombëtarë u zgjodh filmi “Në Pritje”.