LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet për draftin fillestar të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

Diskutohet për draftin fillestar të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

Sot ka filluar punëtoria dy ditore 15-16 korrik, lidhur me diskutimin e draftit fillestar të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar në të cilën përveç zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, të pranishëm janë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, atyre ndërkombëtare si dhe ekspertë të pavarur.

Në fjalën e tij hyrëse, zëvendësministri, Blerim Sallahu, fillimisht iu ka uruar mirëseardhje të pranishmëve duke vënë theksin në rëndësinë e kompletimit të ligjit.


Sipas Sallahut, ky projektligj i cili do të përmbajë dispozita materiale dhe procedurale ka për funksion kryesor kthimin e pasurisë së marrë në mënyrë të kundërligjshme. Sipas tij pasuria e cila i është marrë qytetarëve pa bazë ligjore, do t’iu kthehet qytetarëve si pronarë kushtetues dhe ligjor i kësaj pasurie në mënyrë që të mbrohet dhe realizohet interesi i përgjithshëm publik.

Drafti fillestar i Projektligjit i cili është si rezultat i kontributit të anëtarëve të Grupit Punues, përcakton organet kompetente për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, mënyrën dhe procedurën e verifikimit të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme të subjekteve ndaj të cilëve do të bëhet verifikimi dhe konfiskimi, bazuar në standarde kushtetuese dhe ndërkombëtare.

Projektligji do të diskutohet gjatë dy ditëve të punëtorisë, me synimin e kompletimit të tij, rëndësia e të cilit është krruciale në luftimin dhe ndjekjen e këtij lloji të keqpërdorimit dhe përfitimit të paligjshëm.

Punëtoria mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori