LAJMI I FUNDIT:

Disa viktima nga zjarri në klubin e natës në Kaliforni

Disa viktima nga zjarri në klubin e natës në Kaliforni

Dhjetëra njerëz dyshohet se kanë vdekur, pas shpërthimit të një zjarri gjatë një nate shfrenuese në një magazinë të shndërruar në klub nate, në qytetin Oakland të Kalifornisë.

Autoritetet amerikane kanë konfirmuar deri tani 9 viktima, por bënë me dije se presin që bilanci makabër të arrijë 40. Sipas hetuesve, brenda ndërtesës gjendeshin nga 50 deri në 100 njerëz, kur nisi zjarri.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, por sipas autoriteteve, besohet se bëhet fjalë për një aksident edhe për shkak të pakujdesisë apo mungesës së masave të sigurisë.

Magazina, e njohur me nofkën “anija fantazmë” e Oaklandit, përdorej shpesh nga artistët për ekspozita apo performanca të ndryshme, madje disa prej tyre jetonin aty.

Zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje thanë se ndërtesa nuk kishte sistem fikësash automatikë dhe as alarm për zjarrin. Ata e patën shumë të vështirë të hynin brenda për shkak të sendeve, që ishin vendosur nga artistët kudo të ndërtesë, me rastin e festës.

Për më tepër, e vetmja dalje nga kati i dytë ishte një shkallë druri që u shkrumbua shumë shpejt nga flakët. Autoritetet lokale thanë se, ekziston një hetim i hapur prej kohësh për ndërtesën e djegur, pas ankesave për ndërtim pa leje brenda saj.

Ekspertët, ndërkohë, mendojnë se në kushtet që ishte dhe mënyrën sesi përdorej, godina e artistëve ishte thjesht një bombë me sahat.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori