LAJMI I FUNDIT:

Disa vende në kuzhinë ku fshihen më së shumë baktere 

Disa vende në kuzhinë ku fshihen më së shumë baktere 

Sipas ekspertëve, kjo është lista kryesore që njerëzit harrojnë kur pastrojnë kuzhinën.

Ironikisht, sfungjerët supozohet t’i bëjnë gjërat më të pastra, por ato janë një nga vendet më të këqija ku bakteret mund të fshihen.


Për t’i dezinfektuar, fillimisht lajini me detergjent dhe ujë të ngrohtë, më pas futini në një dezinfektues. Shtrydhni sa më shumë lëngje dhe lërini sfungjerët të thahen mirë.

Nëse nuk keni në dorë një lëng sterilizues, një zgjidhje e shpejtë është të zhyteni në ujë të sapovaluar.

Këtë pjesë në çezmë patjetër duhet ta pastroni: Kontrolli i rregullt mund t’ju shpëtojë shëndetin
Lexo po ashtu Këtë pjesë në çezmë patjetër duhet ta pastroni: Kontrolli i rregullt mund t’ju shpëtojë shëndetin

Peshqirët dhe sfungjerët duhen larë rregullisht dhe mund t’i vendosni në makinë larëse enësh, por duhet të lahen në një cikël shumë të nxehtë.

Depozita e ujit të makinës së kafesë

Shumë njerëz harrojnë të pastrojnë rezervuarin e ujit në aparatin e kafesë.

Shumica prej nesh thjesht shtojnë ujë pa menduar për pastrimin e thellë të tasit dhe në të mund të gjenden myk dhe baktere të ndryshme.

Trendi viral i pastrimit që mund të shkatërroj enët
Lexo po ashtu Trendi viral i pastrimit që mund të shkatërroj enët

Hidhni uthull alkooli në enë dhe lëreni për pak kohë që të hiqet luspa. Më pas shpëlajeni në ujë të ngrohtë dhe thajeni.

Një lavaman

Lavamani juaj është shtëpia e shumë baktereve. Mund ta pastroni tërësisht me një furçë dhëmbësh të vjetër dhe dezinfektues ose zbardhues dhe vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet hapjes së sifonit, i cili duhet pastruar dhe dezinfektuar mirë.

Dorezat e frigoriferit dhe çelësat e sobës

Shumë prej nesh i anashkalojnë dorezat dhe numrat që i prekim shpesh.

Dy gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë në shtëpi gjatë pastrimit
Lexo po ashtu Dy gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë në shtëpi gjatë pastrimit

Është ideale të pastroni rregullisht këto sipërfaqe me ujë të ngrohtë dhe detergjent ose të përdorni një spray antibakterial.

Tavolina

Mënyra se si pastroni tavolinën e punës do të varet nga materiali nga i cili është bërë.

Në mbrëmje pasi të keni mbaruar gatimin për ditën, është praktikë e mirë të spërkatni tavolinën e punës me sprej antibakterial dhe të fshini të gjithë banakët e kuzhinës me një leckë të pastër për të hequr bakteret. Dhe mos harroni të pastroni rregullisht nën dhe prapa pajisje si kazanët dhe tosterët.

Si të pastroni një tualet në katër hapa të thjeshtë
Lexo po ashtu Si të pastroni një tualet në katër hapa të thjeshtë

Dërrasa prerëse

Shpesh sipërfaqet e dërrasave prerëse prej druri, pavarësisht larjes dhe fshirjes, mbajnë baktere.

Pastroni dërrasën me ujë të ngrohtë dhe me sapun, më pas hidheni mbi të me ujë të sapovaluar për të sterilizuar dërrasën. Spërkatja antibakteriale do të ndihmojë në mbajtjen e mikrobeve, por nuk është zëvendësues për një larje të plotë.

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Lifestyle
Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Stil
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori